Autoriteti Holandez për Konsumatorët dhe Tregjet (ACM) ka nisur një hetim mbi çmimet e makinave të përdorura.

ACM ka vërtetuar se shpeshherë ka mungesë të qartësisë për çmimin e deklaruar në shpallje dhe çfarë saktësisht do të marrë konsumatori për atë çmim.

Parimi bazë është se konsumatori duhet të jetë në gjendje të marrë makinën për çmimin e treguar në reklamë.
Tani shpesh nuk është e qartë nëse çmimi përfshin të gjitha kostot e detyrueshme. Gjithashtu informacioni rreth garancisë shpesh nuk është i saktë dhe i plotë.

Prandaj ACM ka nisur një hetim dhe do të kontrollojë edhe një herë nëse reklamat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret

Me anë të një letre ata informojnë shitësit e makinave të përdorura për rregullat e konsumatorit që duhet të respektojë një reklamë për shitjen e një makine të përdorur. Për të shmangur një gjobë, ata këshillojnë kontrollimin e reklamave dhe rregullimin e tyre aty ku është e nevojshme.

Klikoni këtu për letrën